Rifillojnë shembjet në bregdet, Çuçi: 2 objektet e para në Dhërmi, askush s'mund të ndërtojë pa leje

Rifillojnë shembjet në bregdet, Çuçi: 2 objektet e para në Dhërmi, askush s'mund të ndërtojë pa leje

Pamje gjatë shembjes

Pas ndërprerjes për shkak të sezonit turistik, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit, kanë nisur sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje. Në një reagim të shkurtër, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi dhe më pas operacioni do të vijojë përgjatë bregdetit dhe në zona të tjera të vendit. 

“Rifillojmë sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje apo në tejkalim flagrant të lejes së ndërtimit. Ndërprerja ishte e përkohshme për të mos penguar sezonin turistik. Si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare dhe në çdo zonë tjetër të Shqipërisë ku është ndërtuar pa leje. E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris, ky nuk është thjesht dhe vetëm një aksion, por një punë e vazhdueshme e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit për kontrollin e çdo metër katror të territorit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shprehet Çuçi. 

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë” që nisi në muajin qershor u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetra persona.  Pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, është ashpërsuar ndëshkimi për ata që ndërtojnë pa leje. Për herë të parë ligji parashikon penalitete jo thjesht për subjektin, por për të gjithë zinxhirin ndërtimor. Përsa i përket kontrollit dhe mbrojtjes së territorit Shqipëria pritet të hyjë në një fazë të re përmes përdorimit të dronëve super-inteligjentë dhe pajisjeve të tjera të teknologjisë së lartë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:11
Rinis operacioni 'Bregdeti ynë', momenti i shembjes së pallatit 5 katësh në Dhërmi

 

Pas ndërprerje spër shkak të sezonit turistik, nisi sot operacioni 'Bregdeti ynë", ndërsa në Dhërmi IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh. Objekti u shemb rreth orës 15:00, ndërsa iu vendosën 18 kg lëndë plasëse. Pronarët e objektit kundërshtuan shembjen, ndërsa pati edhe disa momente konflikti, por situata u normalizua me nga Policia.

Ora 16:22
Shembja e objekteve pa leje në bregdet, zv.ministri i Brendshëm: Mos të gënjejë mendja njeri që mund të zaptojë një metër katrorë territor publik

 

I pranishëm në Dhërmi, ku rifilloi operacioni 'Bregdeti ynë' për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet, zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, theksoi se nuk do të tolerohet askush që ka zaptuar territorin pa leje. Ai theksoi se operacioni do të shtrihet në të gjithë vendin dhe se ndo të ndëshkohen edhe ata zyrtarë që do të mbyllin sytë përballë paligjshmërisë.

"Rifillon nga Dhërmiu operacioi Bregdeti ynë. Angazhim maksimal i qeverisë për të luftuar paligjshmërinë në territor. Kushdo duhet të harrojë nëse e gënjen mendja që mund të zaptojë një metër katrorë territor publik. Bregdeti është pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe do të shfrytëzohet si e tillë. Askush nuk do lejohet apo tolerohet të abuzojë. Operacioni rifillo në bregdet dhe do të vijojë edhe në zonat e tjera. Nuk do tolerohet askush që ndërton pa leje dhe asnjë zyrtar që mbyll sytë përballë paligjshmërisë", tha Hodaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre