Taulant Balla propozon mbylljen e seancës së sotme plenare që sot është ndërprerë dy herë pas ndërhyrjes së deputetëve të opozitës për të mos lejuar raportimin e Endrit Shabanit. Balla kërkoi që institucionet e tjera të raportojnë seancën e ardhshme, në një renditje të ndryshme.
“Do t'i propozoja seancës që të ndërpritet këtu. Pr. rezoluta për KLGJ, KLP, KLSH, Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK, ILD dhe Avokatin e Popullit, të kalojë në seancën pasardhëse. U konceptua dhe u kërkua prej meje si kryetar i grupit që të ishte seancë e posaçme raportimesh, nuk u arrit një gjë e tillë. Kërkoj që pasi të dëgjohet një folës pro dhe një kundër, të hidhet në votim propozimi im”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
PD ‘blindon’ foltoren, s’lejon raportimin e Shabanit: Provokim, e zgjodhët në mënyrë anti-kushtetuese! Me votat e PS, pr.rezolutat shtyhen për seancën e radhës








