Riformatimi i Juventusit, edhe drejtuesit e rinj pëlqejnë Igli Taren! Kontrata me Lazio-n mbyllet për 6 muaj

Igli Tare vijon të përflitet si drejtori i ardhshëm sportiv i Juventusit edhe pas largimit të presidencës së vjetër. Klubi bardhezi, që aktualisht ndodhet në riformatim, po ndan rolet drejtuese dhe me urdhër të John Elkan, shefit ekzekutiv të shumë bizneseve dhe kompanive që përfshin edhe Juventusin, ka vendosur që trajneri Allegri të ketë një fuqi menaxheriale të ngjashme me atë që Ferguson kishte te Manchester United.

Aktualisht drejtori sportiv i klubit është Federico Cherubini dhe e sigurtë është se do qëndrojë deri në fund të sezonit, por atëherë e sigurtë është se do të largohet ose do bëhet CEO drejtues. Për rrjedhojë duhet një drejtor i ri sportiv dhe fakt është se Igli Tares i përfundon kontrata në qershor 2023 me Lazio-n. Më shumë se kontrata Igli Tare dhe presidenti Lotito kanë patur disa përplasje dhe kjo të shtyn të mendosh se shqiptari nuk do rinovojë. Kjo edhe për faktin se trajneri Sarri ka marrëdhënie të tendosura me Igli Tarin. Përveç shqiptarit emrat e tjerë në listë si drejtor sportiv sipas mediave italiane janë Cristiano Guintoli, Andrea Berta, Gianluca Petrachi dhe Frederic Massara.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave