Mesa duket me lidhjen e Rihannës dhe Chris Brown asnjëherë nuk thuhet fjala e fundit.

Vetëm pak kohë më parë nëpërmjet një publikimi në Twitter, këngëtarja nga ishujt Barbados, Rihanna ishte shprehur se nuk ishte në një lidhje.

Por “vetmia” e saj nuk ka zgjatur shumë. Ajo së bashku me Brown janë fotografuar gjatë një ndeshje basketbolli në Los Angelos.

Çifti ka zgjedhur këtë mënyrë për të kaluar pranë njëri-tjetrit ditën e Krishtlindjeve.

Ata janë shfaqur mjaft të dashuruar duke qeshur dhe u argëtuar së bashku.

Të shohim nëse këtë radhë çifti do të vijojë një lidhje normale apo do të ketë sërish ndarje mes tyre.

(xh.k/shqiptarja.com)