Rihanna dhe Chris Brown janë rikthyer së bashku. Këtë fakt e ka pohuar e përditshmja “The Sun” në të cilën është publikuar një foto e Rihannës duke përqafuar dhe puthur këngëtarin.

Ndonëse dy artistët nuk e kanë pranuar këtë bashkim, fotot dhe prania e Rihannës në turin evropian të Brown e vërtetojnë rikthimin e çiftit.

Gjithashtu vetëm pak kohë më parë këngëtarja ka thënë se dashuria të çon në vende që nuk mund të imagjinosh.

Rihanna dhe Chris Brown u ndanë në vitin 2009 pasi ai ushtroi dhunë mbi të.

(xh.k/shqiptarja.com)