Rihanna, një ndër gratë më me influencë në botë ka bërë një publikim që do të sjellë kritika më pas.
Ajo ka thënë në një intervistë se qenia me e sëmurë mentalisht në Amerikë për momentin është presidenti i saj Trump.
derisa ka pozuar për herë të nëntë për ballinën e revistës Vogue
Rihanna është bërë tashmë edhe një fuqi në botën e modës dhe bukurisë pasi promovoi brendet e saj të cilat i ka quajtur Fenty dhe pozoi për herë të nëntë për Vogue.
Bukuroshja nga Bahamas ka treguar se e ka ndërtuar perandorinë e saj nga asgjëja.
Rihanna në Vogue
Gjithashtu në intervistë ajo ka folur edhe për të dashurin e saj Saudi ku ka thënë se është e lumtur.
31- vjeçarja ka folur edhe për albumin e saj të nëntë që do të publikohet së shpejti, por ajo cfarë bëri shumë bujë ishte emërtimi i Donald Trup si mentalisht të sëmurë.
“Jam e zhgënjyer, njerëzit po vriten nga armët e luftës të cilat ata i blejnë në mënyrë legale. Kjo vetëm normale nuk është, kurrë nuk mund të jetë normale. Fakti që ata klasifikojnë njerëz sipas nghyrës dhe lëkyrë së tyre, është goditje në fytyrë. Është komplet raciste”, është shprehur Rihanna.
“Nuk ka mundësi që Trump do të dalë publikisht që të tregojë se ai ka probleme shëndetësore mendore. Njeriu që është më i sëmuari në Amerikë për momentin është presidenti”, ka shtuar ajo, bazuar për dy ngjarjet në El Paso dhe në Dayton ku pati vrasje në masë të njerëzve.