Këngëtarja do të jetë gjithashtu imazh i fushatës për koleksionin vjeshtë 2015 për brandin.
Rihanna do të japë kontributin në dizenjimin e veshjeve për femra dhe këpucëve.
Rihanna ka udhëtuar dje drejt Gjermanisë për takimin e parë të dizenjimit.
Marka është shprehur shumë e lumtur për bashkëpunimin me Rihannën duke e quajtur një hap inteligjent nga ana e tyre.
Ato e quajnë Rihannën personin e duhur për ambasadore të markës së tyre.
Lëvizja nga ana e Pumës vjen pas ftesës së Kompanisë Franceze Kering me qëllimin për pozicionimin e saj si markë lider edhe në veshje.
Rihanna pritet të nisë punën menjëherë dhe të lançojë shpejt koleksionin e parë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)