Këngëtarja e njohur Rihanna ka humbur gjyshen e saj Dolly, e cila prej kohësh vuante nga një tumor i avancuar. Rihanna ka postuar në faqen e saj zyrtare në Twitter foto të saj me gjyshen si dhe një status ku shkruante : “Mirupafshim gjyshe. Qetësohu në paqe deri në ritakimin tonë”,- është shprehur këngëtarja. Humbjen e gjyshes së saj Rihanna e bëri vetë publike për fansat nëpërmjet statuseve mjaft prekëse të saj.(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com






