Para disa ditësh kënëgëtari i njohur Chris Brown është fotografuar në një festë së bashku me ish të dashurën e tij, modelen Karrueche Tran.

Mësohet se ky gjest të ketë nervozuar këngëtaren nga ishujt Barbados, Rihanna.

Megjithatë ky zemërim nuk duket të ketë zgjatur shumë, pasi ka qenë vetë Rihanna, e cila ka postuar në Twitter se e kishte marrë malli për Chrisin.

Pas kësaj duket se çifti është ribashkuar dhe këtë fakt e ka vërtetuar këngëtarja duke publikuar një foto, në të cilën shfaqet e përqafuar nga Chris Brown.

Ndërkohë fansat e këngëtares nuk e kanë pritur mirë këtë veprim të radhës të Brown, duke u shprehur se ai nuk do të ndryshojë asnjëherë dhe do t’a bëjë atë të vuajë gjithmonë.

Chris Brown dhe Rihanna janë ndarë në vitin 2009, pasi ai ushtroi dhunë fizike tek këngëtarja për të rinisur frekuentimin midis tyre këtë vit, pas deklaratës së Rihannës se ishte ende e dashuruar me Brown.

(xh.k/shqiptarja.com)