Koncerti i fundit në Portugali e ka irrituar këngëtaren Rihanna e cila e ka përmbajtur veten ndaj fyerjeve që i janë bërë në publik nga një njeri i panjohur. E ndodhur aktualisht në një turne botëror duke promovuar albumin “Talk That Talk”, këngëtarja ka pranuar se jo çdo gjë shkon “sheqer e mjaltë” në koncertet e saj. Duke komentuar në faqen e saj personale në Twitter ajo ka pohuar se ka qenë pre e disa fyerjeve publike në një hotel të kryeqytetit portugez. Një njeri i panjohur i ka thënë asaj “e përdalë”, por këngëtarja përpos irritimit, ka vijuar ecjen normale. Edhe pse nuk ka reaguar në moment ajo e ka shfaqur këtë problem në faqen e saj duke shpresuar që gjëra të tilla të mos përsëriten më.