Rihanna ka konfirmuar që po fillon punën rreth albumit të saj të shtatë. “Përfundimisht jam duke menduar të regjistroj një album të ri'', ka thënë këngëtarja për radion “Capital FM”.Ajo theksoi se e ka idenë se si do të duket albumi, por që ai ende është i papërpunuar, kështu që mezi po pret të fillojë punën në albumin e ri. Rihanna ka thënë se para se t’i përkushtohet plotësisht albumit të saj të ri, është duke përgatitur një projekt interesant të modës, por nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje.
SU/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
SU/ Shqiptarja.com







