Rihanna i rikthehet lidhjes me Chris Brown

Rihanna i rikthehet lidhjes me Chris Brown
Plot 3 vjet pas ndarjes së tyre të bujshme, Rihanna ka rinisur lidhjen me ish të dashurin e saj, këntëarin Chris Brown, këtë herë gjithçka ka nisur përmes rrjetit social Twitter. “Të dua më shumë sesa mendon”-shkruan Chris, e më pas Rihanna është përgjigjur: “Për shumicën e gjërave jemi në të njëjtin kah”. Kaq ka mjaftuar për rinisur historinë mes tyre dhe media ka zhvendosur shikimin të kjo histori e cila ka vijuar me mesazhe të tjera. “Si mund të gënjesh përderisa nuk fle me mua? Nëse nuk ke një përgjigje, nuk është e nevojshme të përgjigjesh”-shkruan Chris, ndërsa ish e dashura e tij vijon “A është kjo dashuri? Ndoshta po ëndërroj, ose jam e çmendur!”. Mediat shkruajnë se pritet që ata të takohen këto ditë për të vendosur nëse historia e tyre do të vijojë ende në të ardhmen. Kujtojmë se shkaku i ndarjes ka qenë dhuna që Chris ushtronte ndaj këngëtares, e cila në atë kohë u betua se nuk do të kthehet sërish në krahet e Brown.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin