Rihanna kalon mbrëmjen me Ashton Kutche

Rihanna kalon mbrëmjen me Ashton Kutche
Këngëtarja 24-vjeçare Rihanna, është parë në orën 4 të mëngjesit duke dalë nga shtëpia e aktorit të famshëm amerikan Ashton Kutcher.
Rihanna ka darkuar me shoqen e saj Melissa Forde dhe menjëherë mbas saj është drejtuar me makinë drejt shtëpisë së Ashton.
E veshur me një veshje kazuale por tepër seksi, teksa dilte nga restoranti ku kishte darkuar në Santa Monica, ajo është parë duke shkëmbyer mesazhe në celular; se me kë nuk e dimë me siguri. Por ajo çfarë dimë është se ajo ka kaluar mbrëmjen tek shtëpia e Ashton.
Kutcher 34- vjeçar u nda nga gruaja e tij Demi Moore përpara pak muajsh, pasi u zbuluan tradhtitë e tij jashtëmartesore.
SU/ Shqiptarja. Com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring