Rihanna mendon për pushime me Drake

Rihanna mendon për pushime me Drake
Rihanna ka rezervuar një jaht për një javë në rivierën franceze, për të rifilluar romancën e saj me Drake. Këngëtarja ka shpenzuar 100 mijë dollarë për këtë jaht dhe qëllimi i këngëtares nga Barbados është që të rifillojë lidhjen e saj me Drake.
“Rihanna është e përkushtuar që ta jetojë jetën në mënyrë të plotë pas vdekjes së gjyshes së saj dhe ajo ka vendosur t’i japë edhe një rast Drake. Ata do të takohen në një jaht në Kanë javën e ardhshme dhe më pas do të kalojnë një javë në Detin Mesdhe. Rihanna dëshiron të shkojë nëpër Itali dhe të vizitojë vendet më romantike që ajo i ka parë në internet”.
“Kjo është ajo që Rihanna ka nevojë pas disa muajve të vështirë – sidoqoftë, ata po ashtu e dinë edhe si të kënaqen. Ata do të kenë në jahtë edhe disa miq, të cilët do të derdhin sigurisht plot shampanjë gjatë këtij udhëtimi”, ka thënë një burim i The Sun.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët