Prej disa javësh qarkullojnë zërat që këngëtarja Rihanna është lidhur me ish-bashkëshortin e Demi Moore, Ashton Kutcher.Por në orët e mbrëmjes ka qenë pikërisht, bukuroshja nga Barbados, qe e ka mohuar lajmin në një konferencë gjatë së cilës u promovua filmi ‘Battleship’. Pas pyetjes së gazetarit në lidhje me Kutcher, ajo u përgjigj: “Sa zhgënjyese që është kjo pyetje. Jam e lumtur dhe jam single, nëse kjo është ajo që donit të dinit. Kalojmë te pyetja tjetër.” ‘Lidhja’ e shumëpërfolur në media mes Rihannës dhe Kutcher nuk është pritur mirë nga Demi Moore, e cila duket se nuk po mundet të harrojë ish-bashkëshortin e saj.
SU/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
SU/ Shqiptarja.com












