Menjëherë pasi është kthyer nga pushimet e qeta dhe plot zjarr në Hawaii, Rihanna ka ndalur frymën në lokalet e natës, ku duket se ka takuar fare rastësisht… ish të dashurin e saj Chris Brown. Ajo është parë mbrëmë në të njëjtin vend e në të njëjtin lokal me Chris, duke shtuar zërat për një rikthim të lidhjes së dikurshme mes çiftit, që u bë aq problematik me dhunën e ushtruar të këngëtarit ndaj Rihanës. Edhe pse janë përfolur shumë për ndarjen, po kaq po diskutohet edhe ribashkimi i tyre. Miq të tyre pranojnë se ata kanë qenë shumë të dashuruar para se të ndodhte skandali në një klub nate, gjë që me sa duket po i kthehet sërish të zakonshmes.