Rihanna ndërpret koncertin, dyshime për shtatzëni?

Rihanna ndërpret koncertin, dyshime për shtatzëni?
Gjendja shëndetësore e këngëtares Rihanna është përkeqësuar duke e detyruar të largohet nga skena gjatë koncertit të fundit në në Lisbonë të Portugalisë. Teksa po këndonte “What’s my name” këngëtarja ka bërë një xhest për të lënë të kuptohej se nuk ndihej mirë. Pas pak minutash ajo është rikthyer sërish në skenë për të vazhduar shfaqjen, por pas kësaj kanë lindur shumë dyshime. Një situatë problematike në lidhje me shëndetin është konfirmuar nga vetë artisja nëpërmjet profilit të saj në Twitter, e cila ka treguar se ka pasur të vjella. Duke u nisur nga këto të dhënat dyshohet për një shtatzëni të këngëtares dhe mediat rozë janë fokusuar në këtë problem të saj, duke bërë të pamundurën për të zbuluar të vërtetën.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore