Historia e tyre e dashurisë është një ndër më të koklaviturat në botën e showbizit.
Që prej vitit 2009 kur Chris Brown ushtroi dhunë mbi Rihannën dhe çifti u nda, marrëdhënia e tyre ka pasur vetëm dallgëzime.
Vetëm para disa ditësh këngëtarja nga ishujt Barbados, Rihanna kishte publikuar foto me Brown madje edhe planifikime për një dasmë të mundshme mes tyre.
Gjithashtu nuk kanë munguar as skenat e xhelozisë për shkak të ish të dashurës modele të Brown, me të cilën ai është parë edhe pas rikthimit me Rihannën.
E ndërkohë zhvillimi më i fundit mes tyre është ndarja e konfirmuar nga vetë këngëtarja nëpërmjet një publikimi në Twitter.
“Të jesh single nuk është mirë. Gjithë ajo që bëj është të mendoj se çfarë të bëj”, -është shprehur Rihanna.
Megjithatë ende nuk dihet nëse kjo është një ndarje përfurndimtare e çiftit apo një tjetër moment krize.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com