Ylli i muzikës Rihanna raportohet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Lajmi bëhet me dije nga mediat ndërkombëtare, por ende nuk ka asnjë konfirmim nga vetë çifti.
Sipas mediave të huaja, këngëtarja dhe Asap Rocky janë bërë me vajzë.
Në maj të vitit 2022, ylli i popit 35-vjeçar dhe reperi mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë, me të cilin kanë bërë disa dalje publike. Lajmi për ardhjen e fëmijës së saj të dytë vjen nga faqja “Media Take Out”. Megjithatë, lajmi ka filluar të përhapet në shumë media dhe në llogari të ndryshme zyrtare në Tëitter.
Ardhja e fëmijës së dytë të Rihannës vjen disa muaj pasi zbuloi që ishte shtatzënë në koncertin që mbajti.