Rihanna vishet si ushtarake

Rihanna vishet si ushtarake
13 milion fansat e saj në Twitter i quan “ Marinë e Rihannës”, ndaj ndoshta ka zgjedhur të vishet si ushtarake. Këngëtarja bjondje Rihanna është fotografuar e veshur si një grua në 'mision', teksa dilte nga studio e saj e regjistrimit. 23 vjeçarja nga ishujt Barbados ka veshur një palë pantallona ushtarake, një T-shirt të zezë ku ka preferuar të tregojë edhe pak barkun. Këngëtarja po bënte prova për performancën që do të zhvillojë të dielën në ceremoninë e Grammy Awards, e cila do të mbahet në Los Angeles. Rihanna do të përballet edhe me ish- të dashurin e saj Chris Brown, i cili gjithashtu do të marr pjesë në ceremoninë e çmimeve Grammy. Një burim ka thënë për Associated Press se, “Chris do të ngjitet në skenë të dielën”. Rihanna do të ngjitet në skenën e Grammy Awards, ku është nominuar për 4 çmime përfshirë këtu edhe kandidaturën për albumin më të mirë të vitit.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024