Vetëm 24 orë mbas mbylljes, të përditshmet në Turqi i rikthehen lajmeve, por me një linjë të re editoriale. Ditën e djeshme mediat në Turqi mbyllën veprimtarinë tyre si shenjë revoltimi ndaj mungesës së lirisë së shtypit. Por sot, 24 orë më pas asgjë nuk ka ndodhur, mediat rinisën publikimet.
Ishte ndërhyrja e forcave të rendit që ndaloi dje veprimtarinë e dy të përditshmeve turke Bugun dhe Millet. Ndërsa sot mediat iu rikthyen punës, por me disa ndryshime me të cilat editorët nuk janë mësuar.
Nëse dje të përditshmet shkruanin kundër Erdogan, sot çdo gjë ka ndryshuar. Gazetat i kanë kushtuar një faqe më vete Erdogan. Faqet e para hapen me një foto të kryeministrit turk në festën e Republikës se cila po zhvillohet sot. E përditshmja Bugun publikon titullin “ Kombi në festë” ndërsa gazeta Millet ka si titull “Turqia jo vetëm zemër” e shoqëruar me një foto të makinës së presidentit gjatë paradës.
Kjo është diçka e re për të dyja gazetat të cilat ndryshuan ose janë detyruar të ndryshojnë linjën editoriale në kohë rekord. Gjithçka erdhi mbas largimit të administratorëve të emëruar nga gjykata, të cilët janë ndjekur nga policia si të dyshuar për lidhje me Fetullah Gulen, armik i betuar i presidentit Erdogan.
Mbas shumë dyshimesh të ngritura ka reaguar dhe qeveria nëpërmjet deklaratës zyrtare të kryeministrit Ahmet Davutoglu. Sipas tij çdo veprim ishte i ligjshëm. Davutoglu shton më tej se është jashtë çdo diskutimi të ketë ndërhyrje nga ana e ekzekutivit.
“Kjo është goditja më serioze në historinë e shtypit turk” – u shpreh Tarik Taras, drejtori i të përditshmes Bugun . Sipas tij janë shtuar zërat kundër qeverisë.
E përditshmja Cumhiriyet u hap dje me titullin “Zërat demokratë bashkohen kundra shtypjes. Ndërkohë që emri i Melih Gulen bën pjesë në listën e terroristëve të minsitrisë së brendshme turke.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

në Turqi... Fiton sërish Erdogan?">