Rihapet tenderi për Spitallën, jepet
me 1 euro, përgjysmohet sipërfaqja
Rreth dy muaj pas dështimit të tenderit për zonën e lirë ekonomike të Spitallës, Qeveria duket e vendosur për të mbyllur një marrëveshje.
Rreth dy muaj pas dështimit të tenderit për zonën e lirë ekonomike të Spitallës, Qeveria duket e vendosur për të mbyllur një marrëveshje.
Më vendimin e sotëm të Qeverisë, Spitalla është rishpallur sërisht “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” dhe së shpejti pritet edhe një tender i ri, por me disa ndryshime thelbësore.
Referuar vendimit të sotëm të Këshillit të Ministrave, sipërfaqja e shpallur zonë e lirë dhe që rrjedhimisht është parashikuar të jepet me koncesion është 199.7 ha, ndërsa në VKM-në e fundit kjo sipërfaqe ka qenë 501.9 ha.
Një tjetër ndryshim në vendimet e Qeverisë, është se është këtë herë Spitalla do të jepet falas, e thënë ndryshe, me çmimin simbolik 1 euro.
Si më parë, periudha e funksionimit të zonës është deri në 99 vjet dhe përzgjedhja e zhvilluesit të bëhet nëpërmjet procedurës konkurruese.
Një ditë pas dështimit të tenderit të fundit për Spitallën, Arben Ahmetaj, i cili mbante atëherë postin e ministrit të Ekonomisë (që shpalli edhe tenderin) tha publikisht se ai u anulua për arsye teknike dhe politike.
Ahmetaj spjegoi nga foltorja e Parlamentit se arsyet teknike kishin të bënin me mungesa në dokumentacionin e ofertave të dy kompanive që shfaqën interes. Ndërsa, arsyet politike, me akuzat e PD-së ndaj kryeministrit se një nga kompanitë që paraqiti ofertën, kishte lidhje me vllain e kreut të Qeverisë.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3522
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndiqni intuitën dhe mos kini frikë të merrni vendime të guximshme... Çfarë thonë yjet për ju sot
15 Janar, 07:11
-
U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë
14 Janar, 23:55
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26