Rihapja e garës për hetues në BKH, Ambasada e SHBA: Aplikoni, bashkohuni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Rihapja e garës për hetues në BKH, Ambasada e SHBA: Aplikoni, bashkohuni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Disa ditë pas rihapjes së garës për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një postimi në Facebook motivon gra dhe burra me gamë të gjerë prejardhjesh profesionale për të aplikuar.

Sipas Ambasadës, aplikantët duhet të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI. Më herët, pjesë e BKH janë bërë 29 hetues, të cilët kanë filluar punën, por për duhen edhe 31 të tjerë për të plotësuar numrin e plotë të tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar elitare luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, motivon edhe të gjithë aplikantët që aplikuan në raundin e parë, të cilët sipas saj, mund të riaplikojnë sërish për të qenë pjesë e garës. Që prej fillimit të reformës në drejtësi, SHBA ka asistuar, sidomos në ngritjen e institucioneve të reja, SPAK dhe BKH.

"Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues. BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI ? Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t'ju ndihmojnë. Aplikoni tani", shkruan Ambasada e SHBA-së.

Hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime penale nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore. Sistemi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së, në njoftimin e këtij të fundit për rihapjen e garës, cilësohet si proces sfidues mendor dhe fizik, i përgatitur për të gjetur kandidatët më të aftë dhe me integritet. Ata që janë të suksesshëm në procesin e përzgjedhjes do t’i bashkohen një skuadre elitë që mbështet Prokurorët e Prokurorisë së Posaçëm të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfons: 11/04/2021 10:28

    O ambasada e usa,mos ngaterroni fbi me kete llumin tone ketu te quajtur bkh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille