Rijetëzohet aerodromi! Pas 30 vitesh avionë sportiv fluturojnë mbi Gjirokastër

GJIROKASTËR- Rijetëzimi i aerodromit të Gjirokastrës është bërë realitet pas 30 vitesh. Katër aeroplanë sportivë nga Maqedonia e Veriut dhe dy të tjerë nga Kosova, në bashkëpunim me mjetet fluturuese të Shoqatës së Aeronautikës Shqiptare u ulën në aerodromin e qytetit duke ofruar spektakël mbi qiellin e kaltër.

Ka qene një insistim nga Bashkia e Gjirokastrës që është bërë realitet këtë të shtunë për rikthimin në origjinë të pistës së aerodromit çka synon kthimin e tij në një destinacion të sporteve të ajrit në funksion të turizmit dhe logos së re të Gjirokastrës "365 ditë turizëm" 

"Një ditë e bukur për qytetin pas 30 vitesh, riaktivizojmë aerodromin e qytetit. jam i lumtur që ia arritëm pavarësisht problemeve që kemi pasur kemi punuar fort me aeronatikën shqiptare. nuk është një aerodrom për aeronautikë për sport por edhe turizmin. Ishte testimi ditën e djeshme kishim 4 avionë, ndërsa sot për arsye teknike nuk i patëm 4 avionët. Kemi marrë edhe besimin dhe bashkë me Afrimin besoj do ta bëjmë së shpejti linjën Gjirokastër-Prishtinë. Ka ende probleme teknike por ne besojmë se do ta vendosim në punë për të zhvilluar aktivitete turistike", tha Flamur Golemi kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës. 

Organizatorë të aktivitetit pohuan se pavarësisht dëshirës së mirë, pista vazhdon ende të ketë probleme teknike dhe kërkohet më shumë mbështetje nga qeveria për ta sjellë atë në parametrat e kërkuara për realizimin e fluturimeve.  Po kështu duhen ndryshuar dispozitat ligjore për të mundësuar fluturimin e avionëve të vegjël për qëllime sportive e turistike.

"Testimi i djeshëm ka shkuar shumë mirë, por është një aerodrom që do investim do përkrahje nga qeveria, aktualisht mund të them se parakushtet ekzistojnë, por duhet të ngrihet edhe infrastrukturë por edhe duhen hartua ligje në mënyrë që këtu të ulen avionë nga Shqipëria, Kosova, etj. Ka nevojë që merret iniciativa ligjore nga Autoriteti i Aviacionit Civil në mënyrë që të krijohet mundësia ligjore që njerëzit që duan të fluturojnë të vijnë këtu për aktivitete sportive, për turizëm. Tani "akulli është thyer" dhe dëshirojmë që qeveria ta përkrahë këtë iniciativë dhe së shpejti do kemi edhe aktivitete të tjera, por duhet të vijnë ekspertët ta certifikojnë këtë fushë", tha Afrim Haziri përfaqësues nga Federata Aeronautike e Kosovës.

I vënë në funksion në fillim të viteve '30, aerodromi i Gjirokastrës ka një histori gati 90 vjeçare. Avioni i fundit që është ulur në këtë piste, ishte një fluturak shtetëror që daton më 26 shkurt të vitit 1991 kur Ramiz Alia vizitonte për herë të fundit  Gjirokastrën. Ndërsa në vitin 2014 ai u bllokua me blloqe betoni pas akuzave të opozitës se infrastruktura e ushtrisë po përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër