Rikthehet Kombëtarja pas 10 muajsh, në shtator dy ndeshjet e Ligës së Kombeve! Reja më në fund në Tiranë

Rikthehet Kombëtarja pas 10 muajsh, në shtator dy ndeshjet e Ligës së Kombeve! Reja më në fund në Tiranë

Prej datës 17 nëntor e deri më sot kombëtarja shqiptare nuk ka zhvilluar as edhe një ndeshje. Kjo më shumë edhe për shkak të pandemisë, por me datë 4 tetor kuqezinjtë do të kthehen në fushën e gjelbër, pasi do të luajnë në Minsk kundër Bjellorusisë, e vlefshme për Nation League.

Tre ditë më pas, në Air Albania, Shqipëria do të luajë kundër Lituanisë, me qëllim kapjen e vendit të parë të grupit të Ligën C, ashtu siç kërkoi edhe Duka.

Për këtë arsye me datë 29 gusht do të zhvillohet konferenca për shtyp ku trajneri Reja do të shpallë listën e të grumbulluarve dhe do të flasë për dy takimet. Reja prej kohësh nuk vjen në Shqipëri, pasi edhe takimet e punës që ka patur janë shtyrë për shkak të pandemisë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lojtar: 24/08/2020 15:20

    4 Shtator jo Tetor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet