Ditën e nesërme në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të rikonstruksionit të kabinave.
Me një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se energjia do të stakohet në intervalin kohor 09:00-13:00, për shkak të punimeve që po kryhen në kabinën “Dervish Hima 2” të NST Qendër ku do të vendosen pajisje të reja të linjës së transmetimit të mesëm.
Për pasojë, pa drita do të mbesin zona pas Stadiumit “Air Albania” dhe zona pas Ambasadës Franceze.