Rikonstruksioni i konvikteve, Rama publikon një tjetër video: Për të gjithë ata që dje iu dukej lodër 3D

Rikonstruksioni i konvikteve, Rama publikon një tjetër video: Për të gjithë ata që dje iu dukej lodër 3D

Foto nga rikonstruksioni i godinave të Inxhinierisë së Ndërtimit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video nga rikontruksioni i konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, të cilat janë pjesë e programit me financim prej 18.8 mln euro nga qeveria gjermane për transformimin e Qytetit Studenti dhe të çdo godine ku janë të akomoduar studentë të Universitetit të Tiranës. Rama shkruan se Video që ka nxjerrë Rama në Facebook këtë pasdite është nga inspektimi që ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla bëri të konviktet këtë të premte, në një kohë kur studentët protestonin përpara Ministrisë për kushte më të mira universitare dhe akomoduese. 

Kreu i qeverisë shkruan se po publikon një tjetër video pasi një ditë më parë u kritikua për projektin 3D të Qytetit Studenti. Sipas Ramës programi i financimit ka nisur dhe synon përmirësimin e kushteve të jetesës për studentët. Në këtë video shihet qartë transformimi që po pësojnë godinat studentore nga financimi prej 18.8 milionë eurosh, ku sipas tij, është edhe investimi i parë serioz që ka ndërmarrë më parë ndonjë qeveri.

Meqë jemi e para qeveri që është kujtuar për konviktet e studentëve (kohë më parë), kemi siguruar financimin 18.8 mln € nga qeveria gjermane, kemi nisur investimin e parë serioz qysh prej vitit 1990 për godinat studentore, thashë t’ua ve përpara syve këtë video të sotme, të gjithë atyre që dje u dukej si lodër 3D postimi i kantierit të Rilindjes së Qytetit Studenti

Edi Rama, Kryeministër

Nga fondi, pritet që godinat studentore të pësojnë një transformim rrënjësor, si në hapësirat e jashtme, ashtu edhe në ato të brendshme, duke bërë më të favorshme kushtet e jetesës për studentët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eha: 07/12/2018 22:14

    Po mir po pse mburresh me leket e qeverise gjermane. Ne 5 vjet ske be asnje investim atje.tani qe erdhi donacion direkte cove kamaremanin ertv

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë