Shkolla 9-vjeçare “Muharrem Dollaku” në Shijak do të jetë gati për fillimin e shkollës më 16 shtator.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka ndjekur nga afër punimet që po bëhen për rikonstruksionin e godinës së shkollës 9-vjeçare “Muharrem Dollaku” në Shijak, që është financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve me një vlerën prej 80 milion lekësh.
Punimet janë drejt përfundimit dhe ambientet e reja të kësaj shkolle do të mirëpresin rreth 310 nxënës në ditën e parë të vitit të ri shkollor 2019-2020.

Njëkohësisht, Ministrja Shahini ka ndjekur nga afër edhe procesin e shpërndarjes së librave falas për nxënës të klasave 6-9, të cilët përfitojnë nga skema mbështetëse nga buxheti i shtetit për kategoritë e veçanta.
Për këtë vit shkollor, në rang vendi janë rreth 70 mijë nxënës përfitues të librave falas nga klasat 6-12, të cilët janë pjesë e 16 kategorive të veçanta si familje në nevojë, me aftësi të kufizuara, fëmijë me statuse sociale te caktuara, viktima të trafikut, minoritarë etj., ndërsa numri i përfituesve të librave falas për klasat 1-5 është rreth 155 mijë.
/b.ha./Shqiptarja.comKomente

