TIRANE - Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe sot me aksionin për çlirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Në kuadër të rikonstruksionit të rrugës “Shefqet Musaraj” dhe rikualifikimit të sheshit, Blloku 22, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Bashkiake, kanë nisur shembjen e disa mureve dhe ndërtimeve, të cilat bllokonin vijimin e punimeve për rikonstruksionin e kësaj rruge.
Gjatë aksionit të sotëm të IMT-së, u bë e mundur shembja e një muri dhe disa shtesave pa leje në hapësirën e të cilave është planifikuar kalimi i rrugës së re. Po ashtu, në ditët në vijim, aksioni do të vijojë me shembjen e mureve rrethuese të disa banesave, të cilat janë njoftuar më parë nga ana e punonjësve të IMT dhe Policisë Bashkiake.

Aksioni i Bashkisë së Tiranës për çlirimin e hapësirave të zaptuara midis pallateve nga ndërtime të paligjshme ka nisur prej disa javësh. Pak ditë më parë, IMT-ja dhe Policia Bashkiake ishin në Njësinë Administrative nr. 3, ku mure rrethues, garazhe automjetesh apo depo të improvizuara u shembën në funksion të lirimit të hapësirave publike në kryeqytet.
Gjithashtu, aksioni është përqendruar edhe në prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kolektorë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com