Rikonstruktimet rrugët 'Hamdi Çullhaj' dhe palestër në shkollën 'Kongresi i Manastirit', Veliaj: Partitë që mbjellin panik e përçarje, nuk janë për punë

Rikonstruktimet rrugët 'Hamdi Çullhaj' dhe palestër në shkollën 'Kongresi i Manastirit', Veliaj: Partitë që mbjellin panik e përçarje, nuk janë për punë

Pas çerdheve, kopshteve dhe shkollave të reja, banorët e Kombinatit kanë edhe një rrugë tërësisht të re. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan rrugën “Hamdi Çullhaj”, investimi i së cilës ka rritur më tepër vlerën banesave.

“Ka qenë një zonë informale e ndërtuar ndër vite, pa urbanistikë, pa rrugë, pa kanalizime që kullojnë ujin. Pjesa më e madhe e problemeve që kemi hasur në Kombinat, me reshjet, është rrëshqitja e dherave, me shtëpitë që paloseshin njëra mbi tjetrën. Ndërhyrja më e madhe është bërë për sigurinë fizike të këtyre shtëpive, por rruga është gjithashtu një barrierë e madhe, e cila ruan brezaret sipas kateve, deri në nivelin e aksit kryesor dhe veç sigurisë ka sjellë edhe urbanizimin”, tha Veliaj.

Ai siguroi se banorët e prekur nga tërmeti do të marrin pagesat e qirasë derisa të marrin çelësat e apartamentit të ri në dorë.

“Secili do të marrë një shtëpi me vlerë më të madhe, më të fortë e më cilësore se shtëpia që dëmtoi tërmeti. Deri në atë moment, siç kemi dakordësuar me qeverinë, do vazhdojmë të paguajmë qiratë, derisa secili të marrë çelësin dhe hipotekën e shtëpisë së re në lagjen e re në Kombinat”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se edhe lagjja e re në Kombinat do të jetë model sikurse zonat e tjera në kryeqytet. Veliaj nënvizoi se PS është e vetmja forcë e cila ka treguar që mban fjalën.

“Në Vaqarr po bëjmë një lagje për banorët e Vaqarrit, që vijnë nga periferia, nga Lalmi apo Allgjata, të cilët i kanë shtëpitë shumë larg. Do të përqendrohen në qendër të Vaqarrit, pranë njësisë. Ky projekt nuk ka lidhje me Kombinatin. Familjet e Kombinatit do të jetojnë në Kombinat, pra në një rreze më pak se 100 metra nga shtëpia ku tashmë janë, në anën tjetër të rrugës, ku do të bëjmë një lagje model, si gjithë lagjet model që janë bërë në Tiranë, si ajo që filloi te 5 Maji. Qytetarët të besojnë Qeverinë dhe Bashkinë, si të vetmet autoritete që e mbajnë fjalën, që kanë përgatitur planet dhe që po ndërtojnë shtëpitë, siç kemi ndërtuar shtëpi për qindra qytetarë të tjerë. Çdo forcë politike, çdo forcë regresive, mashtruese, që mundohet të mbjellë panik, përçarje, që nuk kontribuon në asnjë shtëpi e as në një koli ushqimesh, por vetëm mundohet të mbjellë dyshim te njerëzit, duhet larguar e injoruar sepse nuk janë forca për ne. Për ne ka vetëm një forcë, ajo është PS, e cila ka mbajtur fjalën, siç e mbajti edhe për këtë rrugë, për të cilën thoshin se nuk ka për t’u bërë kurrë, se ka 30 vite ashtu; ashtu do mbajmë çdo fjalë edhe për Kombinatin”, deklaroi ai.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se të gjitha investimet që po kryhen nuk janë elektorale, por të bazuara mbi studime.

“Ne nuk hedhim asfalt elektoral. Kjo ishte një rrugë e vështirë, 30 vjet pa u bërë, me kompleksitet të lartë për shkak të pendencës që ka, dhe ne çdo gjë e bëjmë me studim. Nuk vijmë të mbushim gropat e asfaltit që shiu i parë t’i marrë me vete. Tirana nuk është më në fazën e emergjencës, Tirana është në fazën e një kryeqyteti evropian”, deklaroi Balluku.

Kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Balluku inspektuan edhe palestrën e re të shkollës “Kongresi i Manastirit”, si dhe kantierin e hapur për rindërtimin e shtëpisë së familjes Zeneli, e cila do të jetë gati para Vitit të Ri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bla bla: 23/11/2020 19:48

    O Lali Demagogu!..po Tirana asht pis si kurrë ma parë,e pallate duke u ndërtu pafund!..

    Përgjigju
  • Vali: 23/11/2020 19:46

    Per G99 e ka apo per PS, se keto vetem percarje po sjellin.

    Përgjigju
  • Deti: 23/11/2020 19:21

    Bravo rruga, po ato telat kacurrel te kohes se rrumpalles duhet te zevendesohen, se na kujtojne nje kohe te keqe ne jetet tona. Mjaf me tela garrumbull, aspak pamje normale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje