PUKË, 27 Janar / ATSH/ N.Lena - Në këto ditë të ftohta dimri sidomos për zonat e thella malore, në qytetin e Pukës bëhet kujdes edhe për shkollat, kopshtet dhe çerdhet e qytetit.
Vazhdojnë punimet për zbatimin e projektit për Rikonstruksionin e kopshtit "Erjola Lluka" dhe të Qëndrës Sociale në këtë qytet, e financuar nga -IADSA- (Programi Italo-Shqiptar i konvertimit te borxhit për Zhvillim.
Punimet vazhdojnë njëkohësisht në 2 godinat dhe brenda të gjitha parametrave të parashikuara në projekt dhe kushteve teknike në punë. Së shpejti, fëmijët pukjanë, do të kenë ambjente të ngrohta dhe komode për të mësuar e për të kaluar ditën e tyre./a.g/








