TEPELENE- Shkolla e re “Avni Rustemi” në Tepelenë pas rikonstruksionit është gati të hapë dyert me standarde më të mira.
Projekti i rikonstruksionit të shkollës “Avni Rustemi” përfshiu një rinovim të plotë të objektit, duke përfshirë 14 klasa mësimore, 3 laboratorë, bibliotekë dhe ndërtimin e palestrës së re.
Përveç kësaj, shkolla “Avni Rustemi” shërben edhe si Qendër Komunitare, duke luajtur një rol kyç në zbatimin e projekteve të ndryshme në bashkëpunim me komunitetin lokal.
Rikonstruksioni është investim i ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tepelenës.
Fotot e shkollës e cila hap dyert për nxënësit dhe mësuesit me standardet më të mira, me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive moderne u shpërndanë nga profili i kryeministrit Edi Rama.

Komente

