Rikthehen debatet për tarifën në "Rrugën e Kombit". Në një kohë kur nga koncesionari ka përfundur riparimi sporteleve nga ku do të paguhet taksa, në të njëjtën kohë pritet që qeveria të bëjë publik së shpejti tarifat e reja në lidhje me banorët lokal.
Gjatë ditëve të fundit është raportuar se taksa për banorët lokal pritet të jetë 1.000 lekë gjë e cila nuk është konfirmuar apo mohuar nga qeveria. Pas protestës dhe djegies së sporteve qeveria është future në bisedime me koncesionarin për gjetjen e një zgjidhje të volitshme për banorët lokal përdorues të shpeshtë të kësaj rruge.
Ndërkohë propozimi që po qarkullon për tarifën 100 lekë të reja për banorët lokal ka hasur në kundërshtitë e para. Dega lokale e PD në Kukës sëbashku me Shqoqatën” Biznesi për Biznesin” kanë dalë në një deklaratë të përbashkët ku shprehen se “lajmi për rivendosjen e taksës është një shashkë dhe provokim i qeverisë.
Taksa zero është e panegociushme, Rama duhet t'i kthejë përgjigjje Këshilltarëve të Kukësit, Hasit e Tropojës për peticion për kërkesën taksën zero dhe lirimin e katër kuksinavë.
Arif Rexhmati, kryetar i degës lokale të PD në Kukës
Kreu PD Kukës po ashtu i ka drejtuar një thirrje qeverisë duke theksuar se qeveria të mos e provokojë për së dyti Kukësin. "Rama të mos gabojë për së dyti me Kukësin sepse përgjigja e kuksianëve nuk do të jetë e këndshme".
Zhvillimet me tarifën e Rrugës së Kombit po ndiqen me vëmendje edhe në Kosovë. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se për këtë çështje nuk ka pasur takime të caktuara por që është diskutuar shkurtimisht në Samitin e Sofjes.
Nuk mund të themi që për këtë çështje jemi takuar apo që kemi biseduar eksplicite, por në Samitin e Sofjes ku ishte prezent edhe ministri Gjiknuri e kemi biseduar njëherë në pak sekonda dhe i kam shfaqur mospajtimin tonë për çmimin fillestar që është vendosur nga shteti shqiptar për Rrugën e Kombit”.
Pal Lekaj, ministri i Infrastrukturës të Kosovës
Sakaq vijon beteja ligjore e 4 kuksianeve që kanë mbetur në burg si të akuzuar për dhunën gjatë protestës në "Rrugën e Kombit". Vasil Laci, Xhevahir Gashi, Florin Onuzi, Elton Cengu janë katër nga 11 kukësianët e arrestua që kërkojnë lirinë në gjykatën e lartë. Prej 16 majit dosja e tyre ka përfunduar në kolegjin penal për rekurs, ndërsa ndryshimin e masës së sigurisë hetim në gjëndje të lirë dhe detyrim paraqitje kanë bërë dhe 7 prorestuesit e liruar nga Apeli i Shkodrës.