Rusia dhe Egjipti kanë planifikuar që të rifillojnë fluturimet direkte, pas dy vjetësh pezullim të fluturimeve të tilla. Linjat direkte të fluturimit Rusi-Egjipt, ishin ndërprerë pas bombardimit të një aerpolani rus, mbi Gadishullin Sinai më 2015. Vendimi i Moskës për të pezulluar fluturimet drejt Egjiptit pas rrëzimit të avionit, ku u vranë 224 persona, ka ndikuar në ekonominë e Egjipit, që varet shumë nga turizmi dhe është destinacion mjaft popullor për rusët.

Në mbrëmjen e 11 prillit, një avion është planifikuar të niset nga aeroporti i Moskës për në Kajro. Ndërsa më 12 prill, EgyptAir do të rifillojë shërbimet e saj midis dy kryeqyteteve. Zyrtarët rusë kanë thënë se rikthimi i fluturimeve nuk do të ndihmojë sektorin e turizmit të Egjiptit.

Turistëve nuk ju duhen fluturime direkte për në Kajro.Tranferimi nga Kajro nëpër rezortet bregdetare është një udhtim aspak i rehatshëm dhe askush nuk do të dëshirojë të udhëtojë në këtë mënyrë. Egjipti ende nuk është kthyer si destinacion turistik për rusët.

Zëdhënësja e Ministrisë së Turizmit të Rusisë, Irina Tyurina

Ajo ka thënë se shumica e rusëve që dëshirojnë të vizitojnë zonat në Detin e Kuq, do të vazhdojnë të fluturojnë përmes Minskut për në Stamboll. Fluturimet ishin suspenduar pasi një avion rusë që barte turistë nga rezorti brengdetar Sharm el-Sheik për në Shën Petersburg, ishte rrëzuar, duke vrarë mbi 200 turistë rusë. Për këtë sulm kishte marrë përgjegjësinë grupi militant, Shteti Islamik.