Rikthehen kinematë në Vlorë e Gjirokastër pas 30 vitesh (VIDEO)

Në prag të sezonit turistik, qyteti i Vlorës do të ketë kinemanë e saj. Që pas rënies së sistemit komunist, Vlorës i ka munguar një kinema, ndërsa sot falë një granti të Komisionit Europian me vlerë 73 milion lekë, qyteti bregdetar do të kenë një kinema profesionale, me pajisje digjitale nga me modernet.  

Teksa realizohej testimi i pajisjeve të reja, drejtuesi i projektit, Arben Papadhopulli tha për Report Tv se projekti i nisur tre vite më parë ka mbërritur në finale, duke bërë me kinema dy qytete të rëndësishme turistike e historike, siç është Vlora dhe Gjirokastra.

"Që në fillim menduam për të aplikuar për një projekt në fushën e turizmit kulturor, për digjitalizimin e sallës së kinemasë së Vlorës dhe asaj të Gjirokastrës. Pati vonesa për shkak të pandemisë dhe tashmë jemi të lumtur që po finalizojmë projektin me vendosjen e pajisjeve profesionale me video-projektorin 2 deri 4K".

Por kur do të shfaqen filmat e parë për publikun?

Papadhopulli thotë se kjo është në dorën e Bashkisë së Vlorës, së cilës i dhurohet kinemaja digjitale dhe do duhet ta mirëadministrojë atë, por gjatë testimit të pajisjeve të re u vu re mungesa e kryetarit të Bashkisë Dritan Leli.

"Sot ne i dorëzojmë pajisjet Bashkisë së Vlorës, dhe që tani fillon problemi me këtë projekt sepse kërkon qëndrueshmëri dhe qëndrueshmëria duhet të sigurohet nga Bashkia e cila duhet të krijojë një plan biznesi të mirëfilltë për administrimin e sallës së kinemasë, për të blerë filma në treg, për të përcaktuar biletat, etj", u shpreh drejtuesi i projektit, Papadhopulli.

Projektimet e para rezultuan të suksesshme dhe në qytetin e Gjirokastrës dhe së shpejti pritet të hapet kinemaja e re me transmetim në 2K, 3K dhe 4 K. Tashmë mbetet që Bashkia e Gjirokastrës të marrë përsipër përmirësimin e gjendjes fizike të sallës që të garantojë një mjedis në funksion të këtij investimi.

"Në këtë kinema që ishte një objekt në gjendje të mjeruar, tani na janë ofruar nga donatorët pajisje nga më të mirat dhe i mbetet bashkisë puna për ta menaxhuar. Nuk mund të them një datë fikse se kur do të hapet, por do të them se është e rëndësishme që kjo gjë që nisi të mos ngecet rrugës", tha Bledi Kaçi drejtor i Kulturës në bashkinë e Gjirokastrës.

Sipas drejtuesit te projektit Arben Papadhopulli ky investim me vlerë 73 milionë lekë do ti sjellë Gjirokastrës një kinema të munguar prej 3 dekadash me parametrat e duhur për t'iu përshtatur kohës dhe garantuar publikut një hapësire të re kulturore.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leli: 27/05/2021 19:57

    Kinema ka edhe ne permet. Dhe e sapo rikonstruktuar dhe moderne.pse nuk e zini ne goje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës