Rikthehen lëkundjet sizmike në Jug, tërmet 3.1 ballë në Vlorë, ndjehet edhe në Fier

Rikthehen lëkundjet sizmike në Jug, tërmet 3.1 ballë në Vlorë, ndjehet edhe në Fier

Qyteti i Vlorës

Rikthehen lëkundjet sizmike në Jug të vendit. Një tërmet me magnitudë 3,1 ballë është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Vlorës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) epiqendra e tërmetit ka qenë pranë fshatit Beshisht, rreth 12 km nga Vlora.

Thellësia e tërmetit ka qenë 26 km, ndërsa nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar. Pak minuta nga tërmeti me magnitudë 3,1 ballë është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 2,6 ballë në Roskovec.

Kujtojmë se pak ditë më parë të tjera lëkundje të tokës u ndjenë në jug të vendit, më konkretisht në Vlorë ku u dëmtuan edhe disa banesa. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 2,5 ballë ishte në Vermik të Vlorës. Ndërkohë, lëkundje sizmike ka pasur edhe në Gjirokastër e Tepelenë, por pa dëme materiale apo të lënduar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë