Rikthehen maskat
2 grabitje brenda 24 orësh

Rikthehen maskat<br />2 grabitje brenda 24 orësh
TIRANE- Në prag të festive të fundvitit, rikthehen dhe grabitjet me maska gjatë orëve të natës. Brenda 24 orësh janë shënuar 2 grabitje me maska. Grabitja e ndodhur mbrëmë në një supermarket në Fier, pason atë të ndodhur të hënën në mbrëmje në qytetin e Memaliajt, ku u grabit një pikë Western Union.

GRABITJA NË FIER
Një person I maskuar ka hyrë në një supermarket në lagjen “Kastrioti” të Fierit dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka marrë një sasi parash që ndodheshin në kasën e supermarketit. Sipas policisë grabitja është shënuar mbrëmë rreth orës 19.20 minuta. Personi ende I paidentifikuar ka hyrë në supermarket i maskuar dhe pasi ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë shitësin ka arritur të marrë në kasë shumën rreth 130.000 lekë të reja. Nga Seksioni Kunder Vjedhjeve me Dhune dhe Arme dhe sherbime te tjera të Policisë po punohet intesivisht për identifikimin e kapjen e autorit dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

GRABITJA NE MEMALIAJ
Të hënën në mbrëmje një tjetër grabitje me maska u shënua në qytetin e Memaliajt. Rreth orës 18. 55 minuta një person i maskuar hyri në pikën e Wester Union e këmbimi valuator dhe nën kërcënimin e armës mori një sasi parash dhe u largua me shpejtësi në këmbë. Nga verifiket policia dyshon se autori mund të jetë një 30 vjeçar, për të cilin është vënë në kërkim por ende nuk ka njoftim për arrestimin e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online