Në Spitalin Rajonal Gjirokastër janë rikthyer ndërhyrjet kirurgjikale të specialitetit Otorinolaringologji.
Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se këto ndërhyrje zgjerojnë gamën e procedurave kirurgjikale, me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore dhe bashkëkohore për komunitetin.
“Së fundmi, ekipi mjekësor riktheu plotësisht funksionin normal të gjendrës submandibulare tek pacienti”, shkruhet më tej.
Spitali Rajonal i Gjirokastrës ofron të gjitha specialitetet si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia, patologjitë.
Komente











