TIRANË- Në ditën e parë të shkollës, që pas mbylljes si pasojë COVID, Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar rëndësinë e distancës fizike mes nxënësve.
Në reagim vihet theksi se kjo distancë duhet të ruhet në të gjitha ambientet e shkollës, si një masë për parandalimin e përhapjes së COVID-it.
"Për të parandaluar përhapjen e COVID19 është shumë e rëndësishme që në klasa të ruhet distanca prej 1,5 metër.
Nxënës, ruani distancimin fizik 1.5 metra kur:

▪Hyni e dilni nga shkolla;
▪Lëvizni në korridore;
▪Brenda në klasë;
▪Ambjente të tjera në shkollë (laboratorë, palestra)", shkruan Ministria.
B.K./Shqiptarja.comKomente

