Reshjet e borës pushtojnë vendin! Zhbllokohet qarkullimi në Rrugën e Kombit! Disa akse problematike të kalueshme me zinxhirë, Bulqiza pa drita (VIDEO)

Rikthehen reshjet e borës në disa qarqe të vendit, duke sjellë problematika në disa akse. Si pasojë në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, qarkullimi është i kalueshëm, ndërkohë që vende-vende është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.

Trashësia e borës në zonat malore i kalon 20cm. Disa rrugë rurale që lidhin njësitë administrative, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, Ura e Çerenecit-Librazhd dhe rruga Peshkopi-Kukës. Si pasojë e erës së fortë e gjithë zona e Bulqizës është pa energji elektrike.

Po ashtu edhe qarku i Korçës është përfshirë nga reshje bore, ndërkohë që në disa akse rekomandohet qarkullimi i mjeteve me zinxhirë ose me goma dimërore. ARRSH u bën apel shoferëve të kenë kujdes dhe të pajisen me goma dimri dhe zinxhirë në disa akse mes tyre Qafë Bualli-Bulqizë, në Qafë Qarri-Ersekë, akset e Dibrës dhe të Kukësit dhe disa akse të tjera.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:14
Rruga e Kombit zbllokohet pas 15 minutash

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije për Report Tv se Rruga e Kombit është hapur, pasi qëndroi për 15 minuta e bllokuar.

“Rruga ka qëndruar e bllokuar për 15 minuta. Autoritet kanë kontaktuar me koncensionarin e rrugës dhe është ndërhyrë, duke bërë të mundur zhbllokimin e saj”.

Ora 23:06
Rreshjet e borës, ministria e Infrastrukturës jep informacion mbi akset problematike: Kqëto janë të kalueshme me zinxhirë! Shoferët të marrin masa

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka dhënë informacion në lidhje me situatën e rrugëve në disa qarqe në vend.

Si pasojë e motit të keq ka probleme në disa akse dhe po qarkullohet me zinxhirë.

Ministria thekson se mjetet borëpastruese dhe punonjësit e kompanive kontraktore të mirëmbajtjes janë në gatishmëri të plotë, e janë duke bërë të mundurën për hapjen e akseve rrugore.

Zonat më problematike deri më tani janë paraqitur në qarqet Kukës, Dibër e Korçë.

Informacioni i plotë:

Rajoni verior dhe jugor janë përfshirë gjatë ditës së sotme nga reshje dëbore me intensitet të lartë, shoqëruar me erëra të forta, të cilat gjatë mbrëmjes janë shtuar edhe më tepër, duke shkaktuar probleme në qarkullim në akset kombëtare.

Mjetet borëpastruese dhe punonjësit e kompanive kontraktore të mirëmbajtjes janë në gatishmëri të plotë, duke bërë të mundur mbajtjen hapur të akseve rrugore. Situata paraqitet problematike veçanërisht në Qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Korçës.

Sipas informacioneve nga strukturat përkatëse, reshjet e borës do të vazhdojnë me intensitet të lartë edhe gjatë natës dhe për këtë arsye ARRSH ka koordinuar punën me Policinë e Shtetit për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve në akset problematike pa goma dimërore apo zinxhirë.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë përdorimin e gomave të dëborës, apo zinxhirëve gjatë lëvizjes në akset problematike, pasi bllokimi i tyre në rrugë pengon punën e borëpastrueseve.

Situata paraqitet si më poshtë:

RAJONI VERIOR

•             Në aksin Trebisht- Doganë (Xhepisht) ka reshje borë 30-35cm, qarkullohet me zinxhirë.

•             Vijojnë reshje me intensitet të lartë në akset Klos - Peshkopi. Në Qafën e Buallit reshjet shoqërohen me erë të fortë.

•             Segmenti Urë Cereneci - Klenjë, ka reshje dëbore 30 - 35cm, shoqëruar me erë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

•             Qafë Bualli - Krastë, 20 - 25cm borë, rekomandohet qarkullimi me zinxhirë

•             Segmenti Kuben – Vasije, reshje dëbore që arrijnë 30-40cm, kalohet me zinxhirë.

•             Peshkopi - Qafë Draje rreth 5-10cm bore, kalohet pa zinxhirë.

QARKU KUKES

•             Aksi Kukës - Bushtricë, vazhdojnë reshjet e borës, e kalueshme me zinxhirë.

•             Në aksin e Valbonës ka rënë rreth 2 cm borë në segmentin km 19 - 27.9, me temperatura të ulëta, aktualisht qarkullohet pa zinxhirë.

•             Në aksin Krumë- Kukës ka reshje dëbore me intensitet, kalohet pa zinxhirë.

•             Krume - Qafe Prush, kryqëzimi Plepa-Kam, e kalueshme pa zinxhirë.

•             Kukës - Ura e Zapodit qarkullohet pa zinxhirë.

 

QARKU SHKODER

•             Reshje bore edhe në Pukë – Fushë Arrës.

•             Aksi Q.Mali - Fierze ka pasur rreth 20 cm borë. Është punuar për pastrim. Qarkullimi rapotohet normal pa zinxhirë. Reshjet vazhdojnë.

•             Segmenti Hadroj- Qafe Bene ka reshje bore, e kalueshme pa zinxhirë.

 

RAJONI QENDROR

•             Në Steblevë rreth 20 cm dëbore, por rruga është e kalueshme pa zinxhirë.

•             K/Zemblak - Dogana Goricë 10 - 15 cm dëbore është pastruar dhe spërkatur kalohet pa zinxhirë.

•             Libonik - Kufi Gramsh dëborë rreth 10 - 15 cm, seg. K/Strelce kufi Gramsh është pastruar dhe qarkullohet pa zinxhiri.

•             Segm. Krujë-Sari Salltik, qarkullohet normalisht.

 

RAJONI JUGOR

•             Reshjet vijojnë me intensitet në Qafë Thane – Qafë Plloçe

•             Në Qarkun Korçë ka reshje të dobëta dëbore. Trashësia varion nga 5cm-15 cm.

•             Në rrugën e Dardhës nga km 8 ,- km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore pasi ka reshje dëbore shoqëruar me erë të fortë.

Ora 22:57
Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë qarkullimin në Rrugën e Kombit

Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë qarkullimin në rrugën e Kombit.

Qytetarët shkruajnë në rrjete sociale se në këtë aks të rëndësishëm trafiku në disa pjesë të segmentit ende është i bllokuar.

“Bllokohet rruga e Kombit. Borëpastrueset ngecen në mes të rrugës”, shkruhet në faqen Kukësi im.

Ora 22:41
Bulqiza pa drita, drejtori i OSHEE: Nesër grupet e punës do normalizojnë situatën

Drejtori i OSHEE në Bulqizë Edmond Visha ka folur për Report Tv lidhur me situatën e krijuar në këtë qark si pasojë e motit të keq. Ai tha se prej motit të keq dhe furtunës janë këputur telat e fidrit 12 dhe nesër në mëngjes do të ngrihet grupi i punës për të normalizuar situatën.

“Si pasojë e motit të keq dhe furtunës janë keputur telat e fidrit 12. Nesër në mëngjes do ngrihen grupet e punës”.

Ora 22:13
Moti i keq me erë të fortë, gjithë Bulqiza pa drita

Reshje intensive kanë vijuar gjatë orëve  të mbrëmjes në pjesën më të madhe të vendit. Gjithë zona e Bulqizës është pa energji elektrike, si pasojë e motit të keq me erë të fortë.

Ora 22:06
Moti i keq, ARRSH apel shoferëve: Kush kalon në këto akse të pajiset me goma dimri ose zinxhirë

Reshjet e borës kanë krijuar probleme në qarkullimin e makinave në disa zona.

Reshje me intensitet të lartë kanë filluar në Qafë Bualli-Bulqizë, në Qafë Qarri-Ersekë, akset e Dibrës dhe të Kukësit. ARRSH u bën apel dshoferëve të kenë kujdes dhe të pajisen me goma dimri dhe zinxhirë.

“Reshje me intensitet të lartë kanë filluar në Qafë Bualli-Bulqizë, në Qafë Qarri-Ersekë, akset e Dibrës dhe të Kukësit. Kontraktorët janë në terren me mjete dhe punëtorë ku po bëjnë pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërnadrjen e kripës.

Por për shkak të reshjeve të dendura dhe erës së fortë të gjithë drejtuesit e mjeteve që duhen të kalojnë në këto akse të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”.

Ora 21:07
Reshjet e dëborës, hapet Qafë-Plloca pas 1 ore e bllokuar

Pas rreth 1 ore e bllokuar borëpastrueset kanë bërë të mundur pastrimin e Qafë-Pllocës, ndërkohë që policia ka lejuar qarkullimin normal të automjeteve.

Stuhia e dëborës ka bërë që prej disa minutash në këtë aks të bllokohen mjetet e vogla dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Në terren zbritën 2 borëpastruese që do të bëjnë të mundur pastrimin e kësaj rruge ndërsa policia ka bllokuar automjetet deri në rihapjen e plotë të këtij aksi.

Automjetet këtë pasdite kanë mbetur të bllokuara për shkak të stuhisë dhe mos pajisjeve me zinxhirë apo goma dimërore.

Ora 17:21
Reshjet e shiut, nën ujë rruga 'Al Bano dhe Romina' në Vlorë! Automjetet qarkullojnë me vështirësi

 

Reshjet e shiut kanë krijuar probleme të qarkullimit të mjeteve në Vlorë. Rruga e famshme e qytetit "Al Bano dhe Romina” është mbuluar me ujë dhe automjetet qarkullojnë me vështirësi.

 

Ora 16:21
VIDEO/ Moti i keq, bllokohet 'Rruga e Kombit', 2 kampionë përmbysen ne mes të rrugës! Ndodhin edhe aksidente të tjera

Reshjet e dendura të dëborës që filluan pasditen e sotme ne Kukës kane sjellë problemet e para në rrugë.

Problematika më e theksuar është në Rrugën e Kombit, e cila përveç reshjeve të borës është edhe nën pushtetin e mjegullës, çka ka sjellë edhe 2 aksidente rrugore në segmentin Tuneli Kalimashit-Fushë Dukagjin. 2 mjete të tonazhit të rëndë janë përmbysur në këtë segment.

Dyshohet se aksidente pa pasoja për jetën kanë ndodhur si pasojë e kushteve të motit dhe lagështirës në Rrugën e Kombit.

Nga këto dy aksidentet që kanë ndodhur në orare të ndryshme njëri nga kamionët me targa të Kumanovës të Maqedonisë së Veriut si pasojë e përmbysjes ka bërë që gjithë malli që ishte në kamion të dalë në rrugë. Kamioni tjetër me targa të Shqipërisë  nga lagështia në rrugë ka dalë nga rruga dhe  si pasojë kabina është përplasur me shpatin e malit duke u  ndarë nga pjesa e kamionit, nuk ka pasoja në njeri vetëm dëme materiale.

Ora 11:49
VIDEO/ Dëbora e dendur në Korçë, bllokohen 5 automjete në majën e Bigellit në Dardhë! Pritet ndërhyrja e borëpastrueseve

5 mjete kanë mbetur të bllokuar në majën e Bigellit në Dardhë si rezultat e reshjeve shumë të mëdha të borës.

Mjetet kanë hasur vështirësi neë qarkullim dhe janë duke pritur ndërhyrjen e borëpastruesve.

Ora 09:11
Reshje dëborë në qarkun e Korçës, në disa akse rekomandohet qarkullimi i mjeteve me zinxhirë (FOTO)

Në Qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje dëbore, të cilat vazhdojnë ende me alternime. Trashësia e borës varion nga 5 cm deri në 15 cm. Në qytetin e Korçës trashësia e borës arrin deri në 5 cm. Kontraktorët janë në akset rrugore duke punuar për mirëmbajtjen e dimërore me borëpastruese dhe grupe pune.

Në rrugën e Dardhës nga 8 km-14 km, rekomandohet kalimi i mjeteve me zinxhirë ose më goma dimërore. Vështirësi në qarkullim paraqet edhe segmenti rrugor i Bigellës në rrugën e Doganës Goricë.

Nuk ka probleme në rrugët e tjera nacionale dhe rurale të qarkut. Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështirës së madhe në rrugë.

Nga informacioni i dhënë nga drejtuesit e OSHEE-së, rezulton se nga reshjet e borës dhe lagështira janë krijuar disa probleme me energjinë elektrike, në fidrat që mbulojnë zonën e Vithkuqit, Petrushës dhe Zvevdës. Grupet e punes janë në terren dhe po punohet për eliminimin e defekteve.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 22/03/2021 05:06

    Dje gjate dites e deri naten vone kur kam kaluar ne ate rruge, kishte me shume borepastruese se makina qe kalonin...sherbimi ine lartesine e duhur... ndryshe nga autostrada e Kosoves ku reshjet ishin disa here me te dendura, dhe makinat qe udhetonin ne meshire te fatit...

    Përgjigju
  • life: 21/03/2021 21:50

    me beri pershtypje emri i rruges ne vlore:ALBANO DHE ROMINA.turp tregon qe shqiptaret jan B....lepires per te huajt,vlora ka shume ptriot te vertet,po nuk gjetet ja vini emrin VASIL RUCI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë