KORÇË- Reshjet e borës në juglindje të vendit, më konkretisht në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës.

Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, reshjet e borës në fshatin turistik të Dardhës janë intensive ndërsa trashësia ka shkuar deri më 6 cm.

Problem mbetet kilometri i 8 deri në kilometrin 14 ndërsa në terren ndodhen 2 borëpastruese.

Nga sektori i qarkullimit rrugor u bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve te cilët do t’i drejtohen fshatrave turistike të pajisen me gomat e dimrit si dhe me zinxhirë.

Për sa i përket qytetit, prej mëngjesit të sotëm ka patur dhe vijon të ketë reshje shiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Mbi 6 cm borë, bllokohet rruga në aksin nacional Boboshticë-Dardhë

 

Ngarkesë e shtuar mjetesh në aksin nacional Boboshticë Dardhe .Turistë të shumte i janë drejtuar këtë të shtunë fshatit turistik të Dardhës, ndërkohë që dendësia e lartë e borës ka bërë që të bllokohet rruga për disa minuta.

Sipas informacioneve, trashësia e borës ka kaluar më tepër se 6 cm. Ndërkohë mjetet e turistëve që i janë drejtuar Dardhës nuk kane qenë të pajisur me goma dimërore apo zinxhirë.

Ndërhyrja me borëpastruese nga grupet e punës ë terren pritet të sjelle normalizim të situatës.