Rikthehen reshjet e shiut, të enjten ulen temperaturat

Rikthimi i reshjeve nuk do të jetë i përhershëm, por shiu do të jetë prezent edhe gjatë fundjavës. Për Report TV, metereologu Metodi Marku njofton se cilat zona do të janë më të prekura nga shiu.

Ndryshe nga java e kalur ku kishte probabilitet të lartë për reshje shiu, tashmë reshjet mund të shfaqen edhe gjatë paradites, megjithatë mbeten me një probabilitet më të lartë mesdita dhe pasditet. Zonat të cilat do të preken nga këto reshje priten të jetë më e madhe sesa gjatë javës së kaluar. Do të jetë kryesisht në pjesën qendrore të vendit ndërsa bregdeti shumicën e ditëve do të jetë kryesisht të kthjellta. Edhe fundjava nuk bën përjashtim nga ky skenar.

Metereologu Metodi Marku

Ndërsa temperturat do të pësojnë ulje të vlerave ditën e enjte.

Temperaturat kanë qënë të larta gjatë javës që kaloi dhe priten të mbeten të larta edhe gjatë 3 ditëve të para të javës, është larg për të folur për ditën e enjte dhe të dielën por gjithesi vihet re një tendecë e rënies së temperaturave. Do të humbasim 2 deri në 3 gradë, deri në 4 gradë krahasur me ditën e djeshme. Flasim për orët e mesditës ku vlerat janë më të larta. NDërkohë që nesër dhe pasnesër do të kemi sërish rritje, më pas nga enjtja do të shohim një tendencë në rënie të temperaturave.

Metereologu Metodi Marku

Ndonëse herët për të dhenë parashikime të konfirmuara, metereologu tregon se vera e këtij viti pritet të jetë me më pak reshje se ajo e vitit të kaluar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare