Rikthehen reshjet, komunat
e thella mbeten të izoluara

Rikthehen reshjet, komunat<br />e thella mbeten të izoluara
TIRANE- Rikthehen reshjet e borës në veri verilindje dhe juglindje të vendit duke shkaktuar probleme në qakullimin e mjeteve. Reshjet kanë nisur që prej mesditës së djeshme dhe kanë vazhduar gjithë natën. Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në akset ku ka prani të ngricave dhe akullit.

Në Kukës, brenda në qytet nuk ka prezencë bore, por vetëm në zona të larta malore. Të bllokuara që prej reshjeve të para mbeten komuna Arrën bashkë me fshatrat e saj, fshati Borje i komunës Shishtavec, Orgjosti i komunës Zapod, fshatra të Komunës Topojan dhe fshati Tërshen i komunës Bicaj.

Në Tropojë ka rinisur dëbora vetëm në lartësinë 650 metër mbi nivelin e detit, por nuk ka shkaktuar probleme. Të bllokuara vazhdojnë të jenë Lugina e Valbonës, Dragobia, Ragam i Shalës, një pjesë e madhe e fshatrave të komunës Lekbibaj, disa fshatra të komunës Tropojë, si dhe fshatra të komunës Fierzë.

Në qarkun e Dibrës dëbora temperaturat e ngrica kë shkaktuar vështirësi në lëvizje në disa akse rrugore. Komunat Zalldardhë, fshatrat e komunës Zallreç, fshatrat në komunat Ostren, Trebisht, Martanesh, apo Tërnova e Madhe dhe Tërnova e Vogël mbeten të bllokuara. Probleme evidentohen dhe në Qafë Buall, Fushë Bulqizë.

Në qarkun e Korçës reshjet kanë qenë me intesitet. Shtabi i emergjencave në këtë qark informon se aksi Korçë-Ersekë, kalohet me zinxhirë në Qafën e Qarrit për shkak të dëborës. Gjithashtu edhe aksi Korçë-Dardhë kalohet me zinxhirë dhe dëbora arrin deri në 40 cm trashësi. Në akset e tjera rrugore në qarkun e Korçës nuk ka probleme për qarkullimin e automjeteve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar