Më në fund pas shumë diskutimesh Spice Girls do të jenë sërish së bashku. Katër vjet më parë ka qenë bashkimi i tyre i fundit në turin e koncerteve “Return Of The Spice Girls”. Ndërkohë ato do të rikthehen sërish në një muzikal i cili do të bazohet në repertorin e këngëve të tyre. Fillimisht ideja e bashkimit të grupit u kundërshtua nga Viktoria Beckham, për shkak të shpërqëndrimit që mund t’i kushtonte karrierës së saj si stiliste. Tashmë Victoria Beckham, Emma Bunton, Melanie Chisholm, Melanie Broën dhe Geri Halliwell janë ribashkuar dhe pritet që rikthimi i tyre të sjell suksesin e dikurshëm.

(xh.k/shqiptarja.com)