Rikthehen stuhitë në Korenë
e veriut, 31 të vdeku

Rikthehen stuhitë në Korenë <br />e veriut, 31 të vdeku
Shiu i rrëmbyer i shoqëruar edhe me erëra të forta në Korenë e Veriut, ka shkaktuar vdekjen e 31 personave, ndërsa 16 të tjerë rezultojnë të humbur që prej ditës së dielë, raporton agjencia zyrtare e lajmeve në vend KCNA.
Gjatë korrikut, si pasojë e reshjeve të forta si dhe përmbytjeve, humbën jetën 88 persona ndërsa mijera të tjerë mbetën të pastrehë.

Përmbytjet në pjesën më të madhe të Koresë së Veriut, rrezikojnë t'i japin një goditje të rëndë ekonomisë së vendit e cila aktualisht ka mjaft probleme. Stuhitë kanë shkatërruar 46.000 hektarë tokë bujqësore duke shkaktuar kështu probleme serioze në furnizimin e popullit me ushqim.

Në dy zona ku gjëndja paraqitet më e vështirë, aktualisht është vendosur një agjensi ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, e cila ka si qëllim vlerësimin e dëmeve të shkaktuara si dhe zhvillimin e nje plani ndihme.

Që nga mesi i viteve 1990, sektori i fermave i Koresë së Veriut është dëmtuar shpesh nga përmbytjet dhe thatësira.

Fatkeqësia e fundit mund të dëmtojë përpjekjet e lideri Kim Jong-un, për rregullimin e ekonomisë e cila aktualisht ndodhet në agoni, sidomos pasi përmbytjet dëmtuan disa nga minierat e qymyrit, të cilat janë burimi kryesor i energjisë të Koresë së Veriut.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës