Një muaj qetësi dhe moti i keq me stuhi të furishme rikthehet në Itali. 10 stuhi gjatë 24 orëve të fundit në veri raportojnë mediat vendase. Mbrojtja civile ka lëshuar një alarm portokalli për stuhi në Lombardi dhe Liguria. Tendat dhe çatitë e shkatërruara, pemët e rrëzuara dhe linjat e deformuara të tramvajëve janë fillimi i një jave që do të shkaktojë dëme, thonë zyrtarët, që kanë lëshuar alarmin portokalli në disa qytete.
10 persona janë lënduar në Milano, si pasojë e sendeve që fluturonin në ajër nga era e fortë. Në mbi 100 raste, është kërkuar ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Të gjitha parqet, disa prej të cilave sapo ishin hapur pas dëmeve të stuhisë së 25 korrik, janë mbyllur.