Pas 10 orësh, vihen nën kontroll flakët në Krastë, shuhen në Lezhë! Në total digjen 160 hektarë pyje! Zjarrëfikësve iu bashkohet edhe deputeti socialist

Pas 10 orësh, flakët në Krastë të Krujës janë neutralizuar. Disa persona ende të paidentifikuar aktivizuan vatra të reja zjarri, të cilat u favorizuan nga era dhe bëri të pamundur përballimin e situatës nga ana e repartit zjarrfikës të cilët deri në pasdite ishin të vetmit të angazhuar për shuarjen e flakëve.

Ishte apeli dhe pasqyrimi real i situatës nga Report Tv që bëri që në ndihmë të zjarrfikësve të vinin rreth 100 ushtarë te forcave komando, një zjarrfikëse nga Durrësi dhe vullnetarë të ndryshëm përfshirë këtu edhe deputetin socialist Denis Deliun,  i cili duke qenë ish-ushtarak u angazhua vullnetarisht në shuarjen dhe neutralizimin e flakëve të zjarrit. Situata aktualisht është nën kontroll dhe zjarri është neutralizuar.

Në total janë djegur rreth 100 hektarë pyje dhe me pisha e bimësi të ndryshme. Flakët u shuan mëngjesin e sotëm, por u aktivizuan sërish nga persona të paidentifikuar. Emergjencat bashkiake kërkuan ndihmë nga Ministria e Mbrojtjes për ndërhyrje nga ajri, por 4 helikopterët ‘Coguar’ të ‘Mbrojtjes’ janë në remont.

Dy vatra zjarri u shfaqën në fshatin Zejmen dhe një në fshatin Troshan të Lezhës. Zjarri në Troshan ra rreth orës 14:00, ndërsa mësohet se flakët janë shuar. Në total janë shkrumbuar 60 hektarë pyje me ullinj e pemëtari.

Kujtojmë se zjarri në Krastë nisi mëngjesin e djeshëm dhe arriti të shuhej orët e para të ditës së sotme. Zjarri masiv i favorizuar nga era avancoi edhe më shumë duke bërë që ndërhyrja për shuarjen e flakëve të ishte vështirë, duke pasur parasysh se në zonë ishin vetëm dy grupe zjarrfikësish. Sipas burimeve të Report Tv nuk pati asnjë ndërhyrje nga institucionet për të ndhmuar në fikjen e zjarrit. Ditën e djeshme Ministria e Mbrojtjes bëri një njoftim në të cilin thuhej se ishin stabilizuar të gjitha vatrat aktive, një njoftim i cili u kundërshtua nga korrespondenti ynë në vendngjarje, zjarri u stabilizua mëngjesin e sotëm dhe rinisi këtë pasdite nga disa persona ende të paidentifikuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Zjarri në Krastë të Krujës, deputeti socialist u bashkohet zjarrfikësve në 'betejën' me flakët

Zjarri në Krastë të Krujës i cili shkrumboi 100 hektarë pyje ka aktivizuar, deputetin socialist të zonës, Denis Deliu i cili i është bashkuar zjarrfikësve në detyrë në përballjen me flakët.

'Gjendemi në zonën e pyjeve në Krastë të Krujës, ku u përfshi që nga dita e djeshme nga disa vatra të fuqishme zjarri, në një terren të vështirë që nuk mundësonte as futjen e mjeteve Zjarrfikëse.

Me mobilizimin e njësive administrative të bashkisë Krujë, erdhën në ndihmë Forcat e Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat Komando të FA, Policia e Shtetit dhe Forcat Zjarrfikëse të bashkisë Krujë e Durrës, u bë e mundur që megjithë favorizimin e erës, zjarri të vihet nën kontroll të plotë.

Falenderoj të gjithë forcat pjesmarrëse, për kontributin e dhënë në shmangjen e pasojave të këtij zjarri të përhapur, e shpresojmë në shuarjen e tij të plotë.'-shkruan Denis Deliu

Ora 22:49
Vihet nën kontroll vatra e zjarrit në Krastën e Krujës, shkrumbohen 100 hektarë pyje

Pas më shumë se 10 orësh vihet nën kontroll vatra e zjarrit në Krastën e Krujës e cila dogji rreth 100 hektarë pyje me pisha e bimësi të ndryshme

Zjarri u riaktivizua mesditën e sotme nga persona ende te paidentifikuar në disa pika. I favorizuar nga era e forte qe fryu gjithë pasditen e bëri të pamundur përballimin e situatës nga ana e repartit zjarrfikës të cilët deri në pasdite ishin të vetmit të angazhuar për shuarjen e flakëve.

Ishte apeli dhe pasqyrimi real i situatës nga ana jonë që beri që në ndihmë të zjarrfikësve të vinin rreth 100 ushtarë te forcave komando, një zjarrfikëse nga Durrësi dhe vullnetarë të ndryshëm përfshirë këtu edhe deputetin Denis Deliu i cili duke qene ish-ushtarak u angazhua vullnetarisht në shuarjen dhe neutralizimin e flakëve të zjarrit. Situata aktualisht është nen kontroll dhe zjarri është neutralizuar.

Ora 21:01
Zjarri në Krastë, Ministri i Mbrojtjes: Vatër serioze! Kanë shkuar 60 forca, po punohet për shuarjen

 

Nga Erseka, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për zjarret e shumta që kanë prekur vendin kohët e fundit. Ai bëri me dije se zjarri në Krastë ësjtë vatër serioze dhe në zonë kanë shkuar 60 forca për shuarjen e tij. Teksa theksoi se kemi të bëjmë me një verë të nxehtë ministri bëri me dije se nëpër bashki janë shpërndarë 10 mln dollarë këtë vit si mjete për të ardhur në ndihmë.

'Po hyjmë në ditët e  nxehta të verës dhe ashtu siç e kemi paralajmëruar fatkeqësisht do të jetë një verë po aq e nxehtë sa vera e vitit të kaluar,në mos më e nxehtë se vitin e kaluar,po ripërsëris apelin në radhë të parë ndaj komuniteteve dhe njësive vendore pasi ato janë përgjegjëse për të ruajtur dhe administruar territorin e tyre.

Ka shumë rëndësi që të sinjalizojnë në kohë,bashkitë,shërbimin zjarrfikës sepse aty ku bashkitë apo komunitetet vendore kryepleqtë e fshatrave janë më bashkëpunues nuk kemi zjarre të mëdha sepse sinjalizohen në kohë.

Aty ku flenë gjumë e dini si përfundon historia,kur flakët marrin malin kërkojnë helikopter.

Ju bëj apel të gjithë kryetarëve të bashkive të jenë në krye të detyrës,nuk ka pushime për ketë vit për kryetarët e bashkive,as për forcat e armatosura as për min e mbrojtjes.

Treçereku i vatrave të zjarrit janë fikur me ndihmën e bashkisë, zjarrfikëseve dhe forcave të armatosura.

Për momentin kemi një vatër serioze në Krujë,aty kanë shkuar 60 forca po punohet për të prerë një perimetër të gjatë të zjarrit që është krijuar nga era.

I kemi marrë të gjitha masat,forca jonë ajrore,mekanizmi evropian i mbrojtjes civile,marrëdhëniet bilaterale me vendet fqinje i kemi të aktivizuara për tu gjetur në momentin e duhur.

Forcat e armatosura janë hallkat e fundit nëse dështojnë bashkitë pra të gjitha hallkat,por s'mund të jetë kështu si funksionon deri tani,nuk mund të them që s'ka përgjegjshmëri nga kryetarët e bashkive por duhet dhe organizimi i tyre.

Asnjë zjarr nuk merr lërmada të mëdha nëse ndërhyhet në kohë.

Kur ndodhin emergjenca dhe fatkeqësi natyrore ndonjëherë dorëzohen edhe shtetet më të mëdha.

E rëndësishme është të shmangim ato që mundet.

Është e vërtetë që kanë nevojë për mjete por ne kemi shpërndarë për bashkitë 10 mil dollarë këtë vit për bashkitë për emergjencat civile.

Para 2 javësh janë shpërndarë 16 mjete zjarrfikëse që janë mundësuar nga TAP për te gjitha bashkitë .

Një program 30 mil euro financuar nga qeveria gjermane do të aktivizohet së shpejti.

Kur je në piku e zjarreve nuk mjaftojnë kapacitetet që kanë shtetet,mekanizmi europian funksionon për BE dhe partnerët.'- tha Peleshi.

Ora 17:58
Dy vatra zjarri në Troshan dhe Zejmen të Lezhës, shkrumbohen 60 hektarë sipërfaqe me ullinj e pemëtari

 

Dy vatra zjarri janë aktive në Lezhë. Report TV mëson se flakët kanë përfshirë një zonë pyjore në fshatin Zejmen dhe në një zonë në fshatin Troshan.

Në Troshan deri më tani mësohet se janë shkrumbuar mbi 50 hektarë me ullinj e pemëtari. Zjarri ka rënë rreth orës 14:00 dhe vijon të jetë aktiv, ndërsa për fikjen e tij krahas zjarrfikësve u angazhuan dhe banor të zonës, duke shmangur rrezikun për banesat. Demet e shkaktuara për fermerët në këtë fshat janë mjaft të mëdha.

Në fshatin Zejmen deri më tani nga flakët janë djegur rreth 10 hektarë me ullinj dhe vreshtari. Dy zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ora 17:46
Zjarri në Krastë të Krujës, Burime: Është kërkuar ndërhyje nga ajri për shuarjen e flakëve, por helikopterët janë në remont

Për zjarrin në Krastë të Krujës është kërkuar ndërhyrje nga ajri pasi është e pamundur shuarja e flakëve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ministria e Mbrojtjes ka thënë se helikopter janë në remont. Deri tani është djegur mbi 70 hektarë sipërfaqe e pyllëzuar ndërsa janë riaktivizuar edhe disa vatra të reja nga persona të pa identifikuar.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deputeti: 07/07/2022 09:19

    Po deputeti per kte ka shku me bo foto atje, Se ne fund te fundit per detyre e ka me ndihmu cdo njeri, Se ai oficer me 500 mije lek bente me shume pune, Tashi me 2 milion sben asgje! Te pakten te dali naiher te bej sikur ndihmon popullin meqe i ra ky fat qe se ka pa enderr Te behet deputet pa lidhje !

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/07/2022 23:12

    Ky deputeti socialist me mire te kishte dale me bibilushim e tij ne dore,se sa me zorren e zjarrfikses...si gjergj elez alia.....hahahahahaha sa groteske. Ikni mre boni shurren ne parlament megjith opoziten e foltoren. Turpi botes......

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/07/2022 21:20

    60 Forca për ta shuar zjarrin me dorë o mjerim i kohë mesjetare

    Përgjigju
    • Lala: 07/07/2022 08:22

      PSE mjerim .keshtu esht sepse ska shum ushtri I nxori sala ne lirim e cobi me 5mij me 2006.dhe me mal shuhet.me.mjete rrethanore zjarri daku se nuk shkojn makinat .nese are mbushet mendja shiko noi film me zjarrfiksa si e fikin zjarrin me mal

  • Shaqo: 06/07/2022 19:15

    Erdhi Saliu, zjarr ne behar, dinamit shtyllave te tensionit ne dimer, kjo eshte moto e pd se Saliut. Nuk habitet njeri

    Përgjigju
  • ymeri: 06/07/2022 18:55

    SHTET LESHI,,,,,,SHQIPERIA DIGJET ,,,EDI RAMA KRIHET SA NE BRUKSEL ,,,SA NE HOLLANDE,,,T.Q.R. O EDI RAMA ,,NJESOJ NA DOLE DHE TI SI ILIR META E SALI KERMA.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me nismën e PS për të larguar nga funksionet publike bashkëpunëtorët e ish-sigurimit?



×

Lajmi i fundit

Hapet gara për fitimin e gradës kryekomisar në Polici! 75 funksione të lira, aplikimet të hapura deri në fund të shtatorit

Hapet gara për fitimin e gradës kryekomisar në Polici! 75 funksione të lira, aplikimet të hapura deri në fund të shtatorit