Rikthehet Aida Shtino, 'sakrifikon'
'Njerëz të Humbur 'për projektin e ri

Rikthehet Aida Shtino, 'sakrifikon'<br />'Njerëz të Humbur 'për projektin e ri
"Ku je Aida Shtino"?! Kjo është pyetja që i kanë bërë vetes një pjesë e mirë e shqiptarëve pas mungesës gati një-vjeçare të autores dhe moderatores së emisionit të famshëm "Njerëz të Humbur". Por Aida nuk ka humbur, as nuk ka shkuar në drejtim të paditur.

Në një intervistë për revistën "Who", Aida ka rrëfyer planet e së ardhmes dhe disa detaje më shumë rreth gjërave me të cilat po merret aktualisht. Moderatorja tha se po merret me një projekt të madh televiziv, që do të vijë shumë shpejt pranë publikut.

Ky është dhe projekti që e ka mbajtur larg ekranit per mëse një sezon dhe ka ndezur shpresa për pëlqyeshmëri të lartë nga publiku. "Do të jetë një emision vërtet i rëndësishëm dhe që nuk është realizuar më parë në Shqipëri, ku protagonistë do të jenë shqiptarët, do të ketë në qendër të tij doza optimizmi dhe shumë sukses. Kaq mund të them për momentin, megjithëse mendoj se fola shumë!" shpjegoi Shtino.

E pyetur nëse "Njerëz të Humbur" nuk do të ekzistojë më, ajo tha se ai format ekziston në kujtesën e të gjithë shqiptarëve dhe nuk mund të harrohet aq lehtë.
aida shtino
aida shtino
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit