Rikthehet Al Kaeda?Djali i Bin Laden
- militantëve: Sulmoni perëndimin

Rikthehet Al Kaeda?Djali i Bin Laden<br />- militantëve: Sulmoni perëndimin
Djali i Osama Bin Laden, Hamza Bin Laden besohet të jetë pozicionuar si udhëheqësi më i ri i Al Kaedës.
 
Në një mesazh të publikuar në internet nga faqja e propagandës së Isis Sahab, djali i Osama Bin Laden, Hamza, u bën apel militantëve që të luftojnë të bashkuar dhe jo të ndarë në mënyrë që të shkaktojnë sa më shumë viktima.  

Ai shprehet se duhet një hakmarrje për këdo që është kundër Islamit, hebrenjtë kudo që janë, amerikanët e krishterë në tokën e tyre dhe në vendet e Natos, si dhe Rusia ndërkohë që mesazhi i tij shoqëruar me disa pamje atentatesh si masakra në Fort Hood, Texas dhe vrasja e ambasadorit rus në Turqi.

"Jini të përsosur në zgjedhjen e synimeve tuaja në mënyrë që të shkaktoni sa më shumë viktima. Nëse jeni në gjendje të zgjidhni një armë më mirë, nëse jo ka mundësi të shumta. Sulmoni armikun duke e goditur në nyjet e tij", thotë Hamza Bin Laden. 

Mendohet se  Hamza Bin Laden po synon që të ngrejë sërish në këmbë Al Kaedën, duke sfiduar Ayman al-Zaëahiri, i cili mori përsipër grupin terrorist pas vrasjes së Osama Bin Ladenit. Videoja është cilësuar si shumë e rrezikshme. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë