Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit, për korrupsion dhe pastrimin e parave të fituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme, nga anonimi “Nesti Angoni”, i cili është edhe denoncuesi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kështu thuhet në denoncimin e adresuar në Shqiptarja.com, të cilit i janë bashkangjitur dhe dokumentet e kallëzimit të depozituar në SPAK.
Në denoncimin e mbërritur në redaksinë tonë, thuhet se kallëzimi me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartarin, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni dhe gjithashtu skemën, e cila përdorej për të "pastruar" paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive korruptive të kryera nga ligjvënësja demokrate dhe familjarët e saj.
Sipas asaj që thuhet në pretendimet e adresuara në redaksinë tonë, në këtë kallëzim denoncohen abuzime me koncesionet në sektorin e naftës, por edhe me disa privatizime të kryera në interes të të kallëzuarve, në kohën kur Drejtoreshë e Privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë ishte Mimoza Vokshi, motra e deputetes demokrate.


Foto nga kallëzimi i mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com për Vokshin nga Nesti Angoni

Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka reaguar pas lajmit se anonimi Nesti Angoni ka depozituar në SPAK një kallëzim ndaj saj. Në një reagim në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se nuk do t’ia mbyllin gojën me shpifje e letra anonime.
“Nëse mendojnë se do të më mbyllin gojën me shpifje e letra anonime, gabohen! Nëse mendojnë se do të më trembin me SPAK-un, gabohen! Unë nuk hesht. Unë nuk dorëzohem. Do të flas edhe më fort! Kundër korrupsionit. Kundër padrejtësive. Kundër abuzimit me pushtetin.
Ata, që këtë herë nuk guxuan as të dalin hapur, duhet ta mësojmë: Sa më shumë të më sulmojnë, aq më fort do të më dëgjojnë! As paraja, as Rama nuk i shpëton dot nga e vërteta”, shkruan Vokshi.
Anonimi Angoni, i cili është edhe kallëzuesi i Erion Veliajt, ka denoncuar në SPAK Albana Vokshin për korrupsion e pastrim parash. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com, thuhet se kallëzimi me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartarin, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni dhe gjithashtu skemën, e cila përdorej për të "pastruar" paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive korruptive të kryera nga ligjvënësja demokrate dhe familjarët e saj.
Komente













Nesti èshtè djalè punètor. Luksi i shfrenuar dhe fundjavèt nè bregdet, nuk e joshin dot atè. Neveria ndaj hajdutève dhe abuzuesve nè radhèt e administratès, e mbyll Nestin nè dhomèn e tij tè punès, ku pèrpilohen letrat pèr SPAK. Tè shtunèn dhe tè djelèn, punon Nesti. Tè hènèn, shkojnè ata tè SPAK pastaj dhe marrin me vete Veliajn apo kètè Pamelèn ballkanike. Punè tè mbarè Nesti.!!!
PërgjigjuNe fakt keto Vokshit kane bere namin,por do i fusin mrena e qisin jashte se jane femra,e terci verci.
PërgjigjuNesti Angoni esht kushuri i Dielles.
PërgjigjuTe shohim me sa standarte vepron SPAK
Përgjigju